Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në LDK.
Ajo është në postimin e saj foli për kandidaturën e Bekim Sejdiut, ku bëri të ditur se edhe në mbledhjen e grupit të LDK-së kishte ngritur dyshimet e saj se pse Kurti e kishte përkrahur këtë kandidaturë.
“Për Bekim Sejdiun kisha një vlerësim të qartë. E konsideroj profesionist dhe me integritet. Mospajtimet që janë krijuar rreth procesit nuk e ndryshojnë këtë vlerësim timin. Sidoqoftë, sikurse e shpreha në mbledhjen e grupit, kisha dyshimet e mia pse Kurti u pajtua për këtë kandidature”, tha tutje ajo.
Kica-Xhelili, ndër të tjera, tha se tashmë dihet arsyeja pse Kurti pranoi kandidaturën, pasi, sipas saj, ai e dinte se kjo kandidaturë do të shkaktonte atë që shkaktoi në LDK.
“Mendoj që tashmë u bë e qartë pse. Jo se ai e donte këtë kandidaturë, por me gjasë, e dinte saktësisht se ky emër mund të shkaktonte atë qe e shkaktoi në LDK. E mëkati ynë më i madh mund të jetë se duke mos e tejkaluar vetveten, u bëmë tmerrësisht e lehtësisht të lexueshëm nga ai”, tha ajo.
“Nuk dua një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “atyre të gjashtë deputetëve”. Nuk kam hyrë në LDK për të zgjedhur kampe brenda saj. Kam hyrë sepse besoj në një parti ku institucioni është më i rëndësishëm se individi, ku debati nuk është tradhti dhe ku shumica ka të drejtë të udhëheqë, por pakica ka të drejtë të mos heshtë”, tha Kica-Xhelili.
Ndër të tjera, ajo është shprehur se nuk e do një LDK të ndarë mes “atyre të kryetarit” dhe “atyre të gjashtë deputetëve”.