Gjatë mëngjesit të sotëm Inspektorati i Kryeqytetit në pika të ndryshme në Prishtinë është duke zhvilluar kontrolle inspektuese.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Prishtinës.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati i Kryeqytetit sot që nga orët e hershme të mëngjesit në pika të ndryshme në Prishtinë është duke zhvilluar kontrolle inspektuese mbi zbatimin e Vendimit të Kryetarit të Kryeqytetit, Perparim Rama, lidhur me orarin e përcaktuar të furnizimeve nga të gjithë transportuesit e mallrave.
Me këtë rast Kryeqyteti Prishtina, edhe njëherë kërkon respektimin e këtij orari për të gjithë ata që bëjnë furnizimet e tyre në brendi të kryeqytetit.


























