Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Rrjetin e Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP), të përbërë nga 14 organizata të shoqërisë civile në vend.
“Në bazë të Ligjit për nisma legjislative, kryetari Konjufca pranoi në mënyrë solemne nismën legjislative të nënshkruar nga 10 mijë qytetarë, me propozimin për hartimin e projektligjit për pensionimin e vullnetshëm të parakohshëm të mësimdhënësve në arsimin parauniversitar, si dhe për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për arsimin parauniversitar, të dorëzuar nga përfaqësues të ROSCAP”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit.