Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar vendimin dhe arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj nga pozita e Kryeprokurit të Prokurorisë Speciale.
Në këtë vendim thuhet se në bazë të vlerësimit të rregullt të performancës Këshilli Prokurorial ka konstatuar se Isufaj ka bërë: keqmenaxhim të Prokurorisë Speciale, jokompetenca në ushtrimin e pozitës së Kryeprokurorit, dështimi në kryerjen e detyrave të pozitës së Kryeprokurorit, mospërmbushja e standardeve të vërtetuar me vlerësimin e performancës dhe mospërmbushja e standardeve të performancës, e vërtetuar me vlerësimin e performancës e datës 14 shtator 2026, të kryer në pajtim me ligjin, rrethana këto që, secila veçmas, përbëjnë shkak për largim nga pozita.
Në vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës thuhet se neni 22 paragrafi 5 parasheh shkaqe alternative për largim.
Sipas vendimit, secili shkak është i mjaftueshëm më vete, si dhe Këshilli e ka vlerësuar secilin veçmas në bazë të fakteve konkrete dhe të provave që i mbështesin ato, e jo në bazë të vlerësimeve të përgjithshme.



























