Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar me ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, përcjell KosovaPost.
Krasniqi tha se më të diskutuan për procesin zgjedhor, zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë.
“Mbështetja e Kanadasë për Kosovën ka qenë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme në rrugën tonë drejt forcimit të institucioneve demokratike dhe integrimit euroatlantik. Faleminderit për vizitën, ambasadorja Blitt”, shkroi Krasniqi në Facebook.


























