Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër nga 10:30 do ta zhvillojë një aksion në komunën e Obilqit për konsumatorët që kanë borxhe të mëdha si dhe ata ilegalë.
Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e ujësjellësit të kryeqytetit.
Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës.
Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, prej tyre 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
“Nesër 13 shtator 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në komunën e Obiliqit. Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.


























