Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka reaguar ndaj barazimit të Kosovës më atë të Zvicrës.
Shefi i Qeverisë falënderojë djemtë e kombëtares për emocionet, por nuk i harrojë as Xhakën, Shaqirin, Bislimin e Jasharin.
Ky është postimi i plotë i Kurtit:
Ndërmjet Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit e Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve, nuk mund të ketë humbës sepse ka festë, ka krenari. Besuam deri në fund, siç besojmë ende në kualifikim. Ju lumtë lojtarëve për rezultatin. Ju faleminderit për emocionet.


























