Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se brenda sallës së Kuvendit Komunal ka ngacmues seksual.
Ai në seancë tha se këtu ka njerëz që kanë pasur vepra për ngacmim seksual.
‘’Në kuvend po mungoni, ajo fjala më i qit drejtorët përpara, ju kam thënë edhe unë më dalë por po tutën që po i ngacmoni najkush seksualisht, se po thojnë që ka njerëz të cilët kanë pas vepra për ngacmime seksuale veq qatë tutë e kanë.’’- ka deklaruar Gashi
Pas këtyre deklarimeve, qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, ka kërkuar nga organet kompetente që të merren më këto deklarata të Gashit.