Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që është lider i Lëvizjes Vetëvendosje ka zgjedhur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton për të folur rreth rënies që pësoi Kosova në indeksin e lirisë së medias.
Në këtë deklarim të parë për këtë çështje qysh prej publikimit të këtij raporti, Kurti tha se është për keqardhje rënia e thellë në e “Reporterëve pa Kufij”. Sipas tij në Kosovë ka liri të shprehjes e të medias.
“Në Kosovë jam i bindur se jam dëshmitar, nga jetesa e përvoja e përditshme, që në Kosovë ka liri të shprehjes e liri të medieve”, tha Kurti.
Kreu në detyrë i qeverisë ka përmendur ngritjen që ka shënuar Kosova në shumë fusha në indekse ndërkombëtare, e sipas tij, këtu ka një kontradiktë, meqë thotë se rënia e vetme është në indeksin e mediave.
“Rënia e vetme është në indeksin e medias. Kemi një kontradiktë mes rritjes së lirisë së shprehjes dhe përmirësimit të gjithëmbarshëm në indekset e demokracisë dhe rënien në indeksin e medieve në anën tjetër . Ky është indeksi që duhet ta përmirësojnë mediat. Ajo që qeveria ka bërë është që e ka tërhequr ndikimin dhe përzierjen në punën e medieve. Qeveria e LVV-së ka hequr politikën dhe pushtetin nga mediat. Para nesh pushteti e mediat ishin së bashku madje edhen festa pushime. Ne kemi hequr financimin e pushtetit ndaj medias për të mos ndikuar nga to dhe nuk kemi asnjë pronar mediesh në qeveri për të mos i kontrolluar” vijoi tutje kreu në detyrë i qeverisë në këtë fjalim para anëtarëve të këshillit të përgjithshëm të partisë që e drejton.
Kurti tha se në Kosovë mediat janë të lira e sipas tij, gjendja ku kanë rënë dhe në rënie të besimit në publik është jo si pasojë e ndikimit të qeverisë, por e kontrollit të pronarëve dhe mungesës së profesionalizmit.rtk.