Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, janë pyetur sot në konferencën për media në lidhje me bashkimin kombëtar dhe organizimin e një referendumi për ta realizuar atë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo çështje po moskuptohet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në Elbasan për çështjen e bashkimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai tha se kjo çështje është më shumë moskuptim sesa keqkuptim.
Kjo pasi që sipas tij bashkimi kombëtar nuk është një diçka që zgjidhet, por është diçka që të zgjedh.
“Mu më duket që ka më shumë një moskuptim sesa keqkuptim, tek çështja e bashkimit të shqiptarëve. Ai nuk është një gjësend të cilin e zgjedhim apo e përzgjedhim. Pra ai është një intencë kolektive që na zgjedh ose përzgjedh neve. Prandaj nuk mund të vendosemi ne mbi procese të tilla historike e të përcaktojmë data e mënyra”, ka thënë Kurti.