Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar ekipin e xhudos së Kosovës për pesë medaljet e fituara në garat e zhvilluara në Taranto, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi, Kurti bëri të ditur se Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpat Zekaj janë stolisur me medalje të bronzta.
“Pesë medalje, në një sport. Patjetër që në xhudo”, ka shkruar Kurti.
Ai ka vlerësuar punën, sakrificën dhe përkushtimin e sportistëve, por edhe të gjithë ekipit që ndër vite ka kontribuar në sukseset e xhudos kosovare.
Kurti ka uruar kryemjeshtrin Driton Kuka, trajneren Majlinda Kelmendi dhe gjithë ekipin e xhudos për këtë sukses.
“Xhudoja vazhdon t’i sjellë Kosovës medalje, emocione dhe krenari”, ka përfunduar ai.


























