Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur në Qeveri, kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay.
Kurti ka theksuar se Kosova la lidhje të veçantë me këtë qytet, e cila sipas Kurtit u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë e Jugosllavisë gjatë shekullit të kaluar.
Tutje, Kurti ka bërë të ditur se me Tugayn kanë biseduar për mundësitë konkrete të thellimit të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Izmirit dhe Kosovës në ekonomi, industri, arsim, kulturë e shumë fusha tjera./teve1.info/


























