Kurti: Reforma e re në inspektime sjell më shumë drejtësi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të Raportit të Përgjithshëm Vjetor mbi Inspektimet për vitin 2025, deklaroi se Qeveria ka hedhur hapin e parë drejt një reforme gjithëpërfshirëse me miratimin e Ligjit për Inspektimet.

Sipas Kurtit, një ndër pjesët më të rëndësishme të kësaj reforme është qasja e re ndaj sistemit të inspektimeve, duke theksuar se inspektoratet e vendit duhet të jenë sa më të rrepta dhe më efikase në zbatimin e ligjit.

Ai bëri të ditur se ligji i ri ka themeluar Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm, e cila, për të përmirësuar performancën e inspektorateve, do të nisë trajnimin e inspektorëve të rinj.

Kurti shtoi se reforma ligjore synon të ofrojë më shumë drejtësi për qytetarët dhe njëkohësisht më shumë mbështetje për bizneset.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish