Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftur qe mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me gjeneral turk Ozkan Ulutas, transmeton Kosova Post.
Ulutas së shpejti do të marrë edhe komandën e KFOR-it.
“Të udhëhequr nga përkushtimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në njoftimin e tij për darkën me gjeneralin turk dhe ekipin e tij.
I had the pleasure to host and meet with the incoming NATO KFOR Commander, Major General Özkan Ulutaş and his team, yesterday over dinner. Led by common commitment to peace and security, I look forward to working closely on mutual goals and objectives. pic.twitter.com/FF5ZXng8VO
— Albin Kurti (@albinkurti) September 12, 2023


























