Kryeministri Albin Kurti, ka uruar Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, e cila shënohet më 3 tetor, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka rikujtuar historinë e ndarjes dhe ribashkimit të Gjermanisë, duke theksuar rëndësinë e 3 tetorit 1990, kur Gjermania Lindore iu bashkua Republikës Federale të Gjermanisë.
Kurti ka përmendur edhe rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989 dhe periudhën e Luftës së Ftohtë, gjatë së cilës Gjermania ishte një nga pikat kryesore të përplasjes mes Lindjes dhe Perëndimit.


























