Liverpooli ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Wolves, me rezultat 3-1 në udhëtim, në kuadër të javës së pestë në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Hwang Hee-chan, në minutën e 7’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Cody Gakpo barazoi shifrat në 1-1, me një gol në minutën e 55’.
Për epërsinë e të kuqve u kujdes Andy Robertson, në minutën e 85’, pas një kombinimi me Mohamed Salah.
Golin e vulosjes së fitores e realizoi Harvey Elliot, në minutën e 91’.
Lojtari më i dalluari në ndeshje ishte Mohamed Salah, i cili asistoi të gjitha golat.
Liverpoli gjithashtu fiton në orën 13:30 për herë të parë pas shtatë ndeshjeve, pasi barazoi tri dhe humbi po aq në gjashtë takimet e fundit.