Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ish-komandat i UÇK-së ka thënë se për të me rëndësishme është votimi i ligjit për ndryshimin e Speciales, sesa votimi i presidentit.
Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti që sipas tij, nuk po e voton këtë ligj.
“Për mua më rëndësi është të miratohet ligji, jo a zgjidhet presidenti. Kurti me mashtrime ka ardhur në pushtet. Për karrigen e vet nuk e miraton një ligj, që nuk është për Hashim Thaçin, Kadri Veseli, por për UÇK-në dhe popullin shqiptar” është shprehur Lushtaku.
























