Deri pas orës 17:00, nëpër vendvotimet në Kosovë kanë votuar 28.73 për qind e votuesve të regjistruar, apo 566 mijë e 277 votues.
Këto të dhëna i ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
KQZ-ja ka publikuar linkun ku në vazhdimësi do të shfaqen të dhënat më të rejat për daljen e qytetarëve në votim.
Ndryshe në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 1,970,944 persona.