Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është zhvilluar një takim me kryetarët e komunave të Kosovës, duke paralajmëruar protesta në shtator para Qeverisë Kurti.
Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se kjo po ndodh, siç u shpreh ai, shkeljes së vazhdueshme të ligjit dhe qasjen totalitare të Qeverisë Kurti.
“Paralajmërimi gjatë fushatës zgjedhore lokale se “nuk do t’u japim buxhet komunave që nuk qeverisen nga Vetëvendosje”, sot po materializohet në një praktikë të rrezikshme: bllokim të mjeteve, pengim të projekteve dhe ndëshkim financiar të komunave që nuk kontrollohen nga pushteti”, tha Rama.
Tutje, ai tha se mbi 344 milionë euro u janë marrë komunave që nga viti 2022 për obligime që, sipas tij, nuk i kanë krijuar vetë.
“Mbi 344 milionë euro u janë marrë komunave që nga viti 2022 për obligime që nuk i kanë krijuar vetë.Po bllokohen mjete dhe po pengohen investime që u takojnë qytetarëve.Po tentohet që pushteti lokal të nënshtrohet përmes presionit financiar dhe politik.Komunat nuk janë të kryetarëve! Komunat janë të qytetarëve!”, shkroi Rama.
Më tej, Rama, e cilësoi qasjen e Qeverisë si qasje primitive dhe të rrezikshme për demokracinë.


























