Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas raportimeve që rekrutëtve të saj të rinj nuk u janë siguruar çizme, përcjell KosovaPost.
Në reagimin e ministrisë thuhet se në tetor të vitit të kaluar i kanë liferuar pesë mijë e 730 palë çizme të iclat i kanë shpërndarë sipas planit të tyre dhe nevojave të pjesëtarëve, dhe se ende ka çizme në stok.
“Në muajin tetor të vitit 2024, janë liferuar 5730 palë çizme nga Ministria e Mbrojtjes. Pra, 5730 palë çizme janë pranuar në depo dhe të njejtat janë shpërndarë sipas planit të shpërndarjes së FSK-së dhe nevojave të pjesëtarëve”, njofton ministria.
“Duke marë parasysh numrin total të ushtarakëve kjo sasi ka qenë e mjaftueshme për të githë pjesëtarët e FSK-së, madje çizme vazhdon të ketë edhe në stok. Kësisoj asnjë ushtar nuk ngelet pa çizme për mungesë sasie përveçse për ndonjë arsye tjerër të cilat nuk janë në domenin e Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet tutje.
“E mirëpresim kritikën mediale kur bëhet mbi bazën e provave dhe informacioneve që duhet kërkuar nga vet insitucioni për të zbardhur arsyet e rastit, por jo kur të njëjtat bëhen vetëm duke u nisur nga një fotografi që nuk pasqyron realitetin”, thotë Ministria e Mbrojtjes.
“Forca e Sigurisë së Kosovës do të njoftojë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes rreth rastit specifik”, thuhet tutje.


























