Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën të enjten në Podujevë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se si pasojë e incidentit tre persona kanë pësuar lëndime.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e incidentit dhe motivet që çuan deri te përdorimi i armës.


























