Instituti Meteorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për ditën në vijim, ku temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 24 deri në 27°C.
Sipas njoftimit, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–7 m/s.
Gjithashtu, indeksi UV gjatë orëve me diell do të jetë i lartë, prandaj qytetarëve u rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell, veçanërisht gjatë intervalit 10:00–16:00.
























