Meteorologët parashikojnë se mbi vendin tonë deri të premten do të jetë më ngrohtë dhe me diell, derisa në fundjavë priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave.
Mot më i ngrohtë pritet të mbajë në ditët e ardhshme, me kthjellime e diell, derisa ditën e premte vransirat do të shtohen orëve të pasdites. Orëve të mëngjesit mbetet më ftohtë, përreth ultësirave me mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinës.
Ditën e shtunë do të ketë reshje lokale shiu, nga pasditja edhe temperaturat pësojnë rënie, e nga e diela do të mbajë mot i ftohtë, ndërkaq vransirat fillojnë të shpërndahen. Ditën e hënë pas mëngjesit të ftohtë ditën do të mbajë mot kryesisht me diell.
Ndotësit ajror do të mbeten në koncentrime më të rritura ditën e enjte, me indeks në vlera mesatare e të dobëta, mirëpo me ndryshimin e motit që pritet ditëve në vijim, me qarkullim më të mjaftueshëm ajror, indeksi do të shënojë përmirësim në vlera të pranueshme dhe të mira në fundjavë.