Këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, Ragmi Mustafi, ka reaguar pas paralajmërimit të Aleksandër Vulinit, zëvendëskryeministër i Serbisë dhe i sanksionuar nga ShBA-ja, për krijimin e një “liste të zezë”.
Në reagimin e tij, Mustafi ka shkruar se kjo është një lëvizje fashiste.
Sipas tij, kjo “listë e zezë” e Vulinit lidhet me pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës, një problem të madh të bashkëkombësve tanë në atë pjesë të Serbisë.
“Vulini, i sanksionuar nga ShBA-ja për korrupsion dhe trafikim, tani pranon se ka krijuar një ‘listë të zezë’ që synon kundërshtarët e qeverisë. Kjo lëvizje fashiste vazhdon politikat e tij ndaj të tjerëve, përfshirë edhe shqiptarët, dhe lidhet me pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Mustafa në platformën “X”.