Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Nagavci: Zgjedhja e Presidentit nga populli do të kishte legjimitet më të madh demokratik

    Nagavci: E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i ketë efektet e pritura

    “Ishte futboll dhe krenari”, Albin Kurti pret legjendën e Prishtinës Xhevdet Muriqi

    “Ishte futboll dhe krenari”, Albin Kurti pret legjendën e Prishtinës Xhevdet Muriqi

    Qeveria e Kosovës i bën thirrje Serbisë: Menjëherë të tërhiqen të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare

    Qeveria kërkon autorizim nga presidentja për marrëveshjen e kredisë me BEI-n

    Konjufca për FSK-në në G@za: Kosova sot kontribuon në paqen dhe sigurinë globale

    Konjufca kërkon në Sofje përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin 8

    Shaip Kamberi merr mandat të ri në Kuvendin e Serbisë

    Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: Bashkimi i shqiptarëve nuk është kundër askujt

    FSK zë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në SHBA

    FSK zë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në SHBA

    Britania riemërton në mision konsullatën e saj në Kudsin Lindor

    Britania riemërton në mision konsullatën e saj në Kudsin Lindor

    PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit për Specialen

    BE reagon sërish për shkak të ligjit mbi Dhomat e Specializuara

    Emiri i Katarit uron presidenten Shiroka-Pula: T’i forcojmë më shumë marrëdhëniet

    Emiri i Katarit uron presidenten Shiroka-Pula: T’i forcojmë më shumë marrëdhëniet

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

08 Tetor 2026, 17:05
në Lajme
Nagavci: Zgjedhja e Presidentit nga populli do të kishte legjimitet më të madh demokratik
Share on FacebookShare on Twitter
Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndonëse vazhdon të ketë dyshime nëse ai mund të ndikojë në proceset gjyqësore në Hagë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, thotë se partia e saj e votoi ligjin duke u mbështetur në ekspertizën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila e propozoi atë.

Ajo pranon se pa votat e LVV-së, ndryshimet nuk do të mund të miratoheshin në Kuvend, por thekson se partia e saj kishte shprehur rezerva për përmbajtjen e tyre dhe për nxitimin me të cilin kërkohej miratimi.“Ne kemi pasur dyshimet dhe skepticizmin tonë. E kemi thënë këtë publikisht, edhe në takimet me PDK-në, edhe në deklaratat tona”, thotë Nagavci.

Sipas saj, PDK-ja kishte këmbëngulur se projektligji ishte përgatitur nga ekspertët e saj dhe se ndryshimet mund të ndihmonin në adresimin e aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne kemi parë se Partia Demokratike besonte në këtë projektligj, në formën se si e ka hartuar, dhe e kemi dhënë mbështetjen tonë, duke pranuar besimin e tyre”, thotë Nagavci.

Megjithatë, ajo nuk është e bindur se ndryshimet do të përmbushin pritshmëritë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Përkundër dëshirës dhe vullnetit tonë, ne dyshojmë që [ligji] do të sjellë rezultate të mëdha”, thotë ajo.

Çfarë ndryshon ligji dhe pse ka dyshime

Ndryshimet e propozuara nga PDK-ja synojnë kufizimin e kompetencave të Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë.

Ato parashohin, ndër të tjera, kufizimin e dënimeve me burgim në 15 vjet, ngushtimin e juridiksionit të gjykatës për nga veprat penale, periudha kohore dhe territori, si dhe mundësinë e shqyrtimit të çështjeve nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Ndryshimet parashohin, gjithashtu, mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë dhe të ushtrimit të kompetencës së faljes nga presidenti i vendit.

Nisma erdhi pas aktgjykimit të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara i dënuan ish-udhëheqësit e UÇK-së – Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet – për krime lufte.

Të katërt u deklaruan të pafajshëm gjatë procesit gjyqësor.

Miratimi i ndryshimeve nga Kuvendi, megjithatë, nuk garanton se ato do të ndikojnë në proceset gjyqësore në Hagë apo në dënimet e shqiptuara.

Një nga çështjet kryesore juridike është nëse ndryshimet e një ligji mund të ndikojnë në kompetencat e një gjykate, mandati i së cilës mbështetet edhe në Kushtetutën e Kosovës dhe në zotimet e saj ndërkombëtare.

Dhomat e Specializuara u themeluan në vitin 2015, përmes ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të një ligji të veçantë. Ato funksionojnë në mënyrë të pavarur nga institucionet e tjera të Kosovës.

Nagavci thotë se pikërisht këto çështje kanë qenë në qendër të rezervave të LVV-së.

“A mundet ligji të adresojë çështje të cilat tashmë janë përcaktuar me Kushtetutë? A mundet projektligji të tejkalojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare?”, pyet ajo.

Ajo përmend edhe letërkëmbimin e vitit 2014 ndërmjet presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, që i parapriu themelimit të gjykatës.

Nagavci shpreson që ekspertët e angazhuar nga PDK-ja t’i kenë shqyrtuar këto çështje, duke theksuar se përgjegjësia për pasojat e ligjit shkon përtej një partie politike.

PDK-ja, nga ana tjetër, mbron qëndrimin se ndryshimet janë në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Deputeti i saj, Përparim Gruda, e kundërshtoi vlerësimin se ligji i shkel këto detyrime.

“Kosova u rri besnike detyrimeve që ka marrë për të hetuar pretendimet për trafikim të organeve. Gjykata Speciale nuk do të mbyllet dhe asnjë detyrim ndërkombëtar nuk do të shkelet”, tha Gruda gjatë një konference për media.

BE-ja dhe Gjermania kundërshtojnë ndryshimet

Miratimi i ligjit nxiti reagime nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania, të cilat ngritën shqetësime për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe pavarësinë e Dhomave të Specializuara.

Më 7 tetor, zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, tha për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.

Ai i bëri thirrje Kosovës të respektojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara dhe zotimet për sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet.

Edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë u shpreh “thellësisht e shqetësuar”.

Në një përgjigje për REL-in, zëdhënësja e Ambasadës, Catalina Heine, theksoi se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor, pavarësia e të cilit duhet të respektohet.

Ambasada mbështeti, gjithashtu, qëndrimin e BE-së.

E pyetur nëse LVV-ja i kishte marrë parasysh paralajmërimet e mundshme ndërkombëtare përpara votimit, Nagavci thotë se ruajtja e marrëdhënieve me aleatët është e rëndësishme, por se duhet të ketë siguri edhe për qëndrueshmërinë juridike të ligjit.

Ajo nuk sqaron konkretisht se si janë vlerësuar këto paralajmërime përpara votimit.

Sipas saj, shqetësimet e ngritura duhet të trajtohen në mënyrë profesionale, edhe pse ndryshimet tashmë janë miratuar.

Nagavci ia atribuon PDK-së një pjesë të përgjegjësisë për t’u dhënë përgjigje partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve që presin rezultate nga ligji.

“Këtu, në radhë të parë, është përgjegjësi edhe e vetë deputetëve dhe strukturave të PDK-së, jo vetëm në raport me partnerët tanë, por mbi të gjitha në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët i kanë rritur shumë pritshmëritë në raport me këtë projektligj”, thotë ajo.

Pse u lidh ligji me zgjedhjen e presidentes?

Miratimi i ndryshimeve ligjore u bë pjesë e negociatave ndërmjet LVV-së dhe PDK-së për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.

Më 5 tetor, Kuvendi e miratoi projektligjin në lexim të parë, por votimi përfundimtar mbeti pezull për shkak të mospajtimeve politike.

PDK-ja kërkonte që ligji të miratohej përpara zgjedhjes së presidentit, ndërsa LVV-ja insistonte që të dyja çështjet të përfundonin në të njëjtën seancë.

Ndërkohë, jashtë Kuvendit, protestuesit kërkonin miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve.

Protesta u përshkallëzua në përplasje, gjatë të cilave Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa disa protestues hodhën shishe dhe mjete piroteknike.

Sipas Policisë, gjashtë zyrtarë policorë u lënduan dhe 11 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Më 6 tetor, partitë arritën marrëveshje dhe Kuvendi i miratoi ndryshimet në lexim të dytë, përpara se të zgjidhte Justina Shiroka Pulën presidente të Kosovës, në minutat e para të 7 tetorit.

Megjithëse dy votimet u realizuan në kuadër të kompromisit politik, Nagavci mohon se mbështetja për ligjin ishte kushtëzim për zgjedhjen e presidentes.

“Nuk ishte një kushtëzim, por ishte domosdoshmëri që ne të kemi institucione stabile, pikërisht për të adresuar edhe betejën që na pret në Apel”, thotë ajo.Sipas Nagavcit, miratimi i ligjit pa zgjedhjen e presidentit do ta linte vendin përballë mundësisë së shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja.

“Nuk kishte asnjë arsyeshmëri, asnjë logjikë në insistimin dhe kërkesën që vetëm të votohet ligji, ndërkohë që ne të shpërndanim Kuvendin dhe të mbeteshim pa institucione stabile”, thotë ajo.

A ka nisur strategjia për apelimin e aktgjykimit?

Nagavci thotë se, krahas ndryshimeve ligjore, nevojitet edhe një strategji shtetërore për fazën e apelimit të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas saj, në këtë proces duhet të përfshihen institucionet, ekspertët juridikë, ekipet mbrojtëse të të dënuarve, shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ajo thotë se beson që Qeveria ka filluar angazhimet në këtë drejtim, por se ato do të bëhen më të qarta së shpejti.

“Koha është e kufizuar dhe ne na duhet të jemi në nivel të përgjegjësive që i kemi”, thotë Nagavci.

Procesi i apelimit zhvillohet brenda sistemit gjyqësor të Dhomave të Specializuara, ku palët mund të kundërshtojnë gjetjet faktike dhe juridike të aktgjykimit.

Më 29 shtator, Paneli i Apelit e zgjati deri më 27 nëntor afatin për paraqitjen e njoftimeve të apelit, si për ekipet mbrojtëse, ashtu edhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar./REL

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

“Ishte futboll dhe krenari”, Albin Kurti pret legjendën e Prishtinës Xhevdet Muriqi

“Ishte futboll dhe krenari”, Albin Kurti pret legjendën e Prishtinës Xhevdet Muriqi

25 minuta më parë
Qeveria e Kosovës i bën thirrje Serbisë: Menjëherë të tërhiqen të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare

Qeveria kërkon autorizim nga presidentja për marrëveshjen e kredisë me BEI-n

41 minuta më parë
Konjufca për FSK-në në G@za: Kosova sot kontribuon në paqen dhe sigurinë globale

Konjufca kërkon në Sofje përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin 8

57 minuta më parë
Shaip Kamberi merr mandat të ri në Kuvendin e Serbisë

Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: Bashkimi i shqiptarëve nuk është kundër askujt

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH