Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën pasi Vetëvendosje nuk ia votoi Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit.
Kryetarja Albulena Haxhiu njoftoi se seanca do të ndërpritet, ndërsa deputetët do të njoftohen me kohë për vazhdimin e saj.
Deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën pasi deputetët e Vetëvendosjes nuk e votuan kandidaten e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku. Sipas zhvillimeve në seancë, Çitaku mori vetëm abstenime nga deputetët e VV-së.
Ndërkohë, paraprakisht PDK-ja e kishte mbështetur kandidatin e Vetëvendosjes për nënkryetar, Ardian Gola.
Kjo situatë ka shkaktuar tensione në seancën konstituive, ndërsa mbetet të shihet se kur do të vazhdojë puna e Kuvendit.


























