Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur para nisjes së seancës së Kuvendit, duke thënë se nuk ka arsye që partia e tij ta ndryshojë kandidaturën për nënkryetar.
Hoti ka theksuar se zgjedhja e kandidatit është në diskrecionin e LDK-së, pasi nënkryetarët përfaqësojnë grupet më të mëdha parlamentare.
“Nënkryetarët përfaqësojnë tri grupet më të mëdha parlamentare. Është diskrecion yni si LDK të propozojmë personin që na përfaqëson në Kryesi të Kuvendit. S’kemi arsye që ta…”,tha Hoti.
Ai ka shtuar se për kryetarin e Kuvendit duhet të ketë dakordim për krijimin e shumicës parlamentare./


























