Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Fadil Selimit, Beqir Selimit dhe Arsim Doganit, të dyshuar për veprat penale “Fajdeja”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.
Kërkesa për caktimin e paraburgimit ishte pranuar nga Gjykata më 20 gusht 2026, rreth orës 00:30, ndërsa seanca për caktimin e masës së sigurisë është mbajtur sot.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Shtetit, Gjykata ka vendosur që tre të pandehurit të qëndrojnë në paraburgim për një muaj.
Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për rastin dhe kishte publikuar edhe pamje ku shihej Beqir Selimi, i cili në atë kohë ishte në liri, duke qëndruar përkrah Kobrës.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime nga organet kompetente, ndërsa të dyshuarit gëzojnë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë.


























