Në ditët e fundit në Kosovë është vërejtur një rënie e rasteve të infektimit me koronavirus.
Ndryshe në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm 75 raste të reja me COVID-19.Aktualisht në vendin tonë janë edhe 7 mijë e 508 raste aktive me koronavirus.
Prej fillimit të pandemisë, marsin e vitit të kaluar e deri më tani janë konfirmuar gjithsej 105 mijë e 711 raste pozitive.
2 mijë e 191 persona nuk kanë arritur t’i mbijetojnë komplikimeve shëndetësore nga virusi.Ndërkaq, janë shëruar 96 mijë e 12 persona.
Ndryshe, në Kosovë sot kanë arritur edhe 4680 doza të vaksinës Pfizer.“Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 4680 doza të vaksinës Pfizer/Biontech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95 000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19”, thuhet në komunikatën e MSH-së.
Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.