Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Dogana e Policia parandalojnë kontrabandë në Merdare, kapen 204 vape me kan@bis

    Para fundit të mandatit, Ulutash takohet me shefin e ushtrisë së Serbisë në Beograd, KFOR-i jep detaje

    Gjilani thellon bashkëpunimin me TIKA-n, Hyseni takon koordinatorin Mehmet Taha Doğan

    Ish-prifti i Kishës së Anglisë shpallet fajtor për përdhunim dhe sulme ndaj grave

    Zulfaj dhe Nissinen flasin për procesin e integrimit të Kosovës në BE

    Nata e 17-të e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

    MF-ja dhe KfW-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje 12.6 milionëshe për mbeturinat në tri qytete

    Murati: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin për bllokimin e buxhetit të Prishtinës

    Kryeministri Kurti pranoi letër nga kongresisti amerikan Lawler

    Mbi 11.400 pushtues izr@elitë hynë në Al-Aksa gjatë festave hebraike

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

OKB: Në vitin 2100, Shqipëria pritet të ketë popullsinë më të plakur në botë

31 Maj 2023, 8:15
në RAJON
OKB: Në vitin 2100, Shqipëria pritet të ketë popullsinë më të plakur në botë
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është ende sot një nga popullsitë më të reja në Evropë, me një moshë mediane (mesorja që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) prej 38.2 vjeç, por pas disa dekadash pritet që të jetë popullsia më e plakur, jo vetëm në Evropë, por në të gjithë globin.

Llogaritjet janë bërë nga njësia e përpunimit të të dhënave “Visual Capitalist”, që ka analizuar të dhënat e divizionit të popullsisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Sipas parashikimeve, 49% e popullsisë së Shqipërisë do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2100, pesha më e lartë në botë dhe dyfishi i mesatares globale deri në atë vit.

Grafiku i publikuar nga Visual Capitalist (shiko në fund) përdor të dhëna nga parashikimet e Popullsisë Globale nga Kombet e Bashkuara për të dhënë rritjen e popullsisë së moshuar në botë.

Në vitin 2022, sipas raportit, kishte 771 milionë njerëz të moshës 65+ vjeç në të gjithë botën, që përbënin pothuajse 10% të popullsisë botërore.

Ky segment është rritur me një ritëm të madh dhe pritet të arrijë në 16% në vitin 2050, dhe përfundimisht në 24% deri në vitin 2100. Grafiku tregon se parashikohet të duket, për çdo vend dhe territor.

Disa nga vendet me përqindje të lartë të të moshuarve sot, përfshijnë vende me të ardhura të larta si Japonia (30%), Italia (24%) dhe Finlanda (23%).

Përqindjet më të ulëta janë të përqendruara në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Shumë vende kanë vetëm 2% të popullsisë së tyre të moshës 65 vjeç e lart, si Katari, Uganda dhe Afganistani.

Por me kalimin e kohës, pothuajse të gjitha vendet pritet të përjetojnë rritje në segmentet e popullsisë më të vjetër. Në vetëm tre dekada, vlerësohet se një në katër banorë evropianë, amerikano-veriorë dhe aziatikë, do të jenë mbi 65 vjeç.

Deri në vitin 2100, një sërë vendesh aziatike dhe kombesh ishullore, që përballen me rritje të ulët të popullsisë, pritet të kenë më shumë se një të tretën e popullsisë së tyre në moshën 65 vjeç ose më të vjetër, duke përfshirë Korenë e Jugut dhe Xhamajkën, me 44%.

Por, thekson “Visual Capitalist”, nivelin më të lartë në botë pritet ta arrijë Shqipëria, që do të ketë 49% të popullsisë mbi 65 vjeç në vitin 2100, raporton Monitor.

Sipas grafikut, pesha e popullsisë mbi 65 vjeç në Shqipëri pritet të rritet me shpejtësi, nga 16.7%, që është sot.

Sfida e një popullsie në plakje, thekson raporti, do të ndikojë në të gjithë sektorët e shoqërisë, duke përfshirë tregun e punës dhe financiar, kërkesën për strehim dhe transport, dhe veçanërisht strukturat familjare dhe lidhjet midis brezave.

Si po ulet dhe plaket popullsia e Shqipërisë

Që nga viti 1950, kur raportohen dhe të dhënat më të hershme nga Kombet e Bashkuara (OKB), Shqipëria njohu një rritje të shpejtë të popullsisë, që kulmoi në 1991-n, me 3.3 milionë persona, sipas informacionit të përpunuar nga Monitor nga database e OKB-së.

Në vitin 1990, sipas INSTAT, në vend kishte 82 mijë lindje, ndërsa në 2022 vetëm 23.5 mijë (shiko grafikun Lindjet 1990-2022). Më pas numri i lindjeve filloi të binte me shpejtësi, duke reflektuar si emigracionin e lartë, ashtu dhe ndryshimin e stilit të jetesës dhe plakjen graduale të popullsisë.

Ndërsa Shqipëria sot ende po merr “përfitimet” e numrit të lartë të të lindurve në vitet ’90 , projeksionet e Kombeve të Bashkuara janë që popullsia e Shqipërisë do të bjerë në mënyrë drastike në vitet që vijnë, e ndikuar nga rënia e lindshmërisë dhe emigracioni.

Kombet e Bashkuara presin që popullsia totale banuese në vend, në vitin 2100, sipas variantit mesatar, do të zbresë në 1.1 milionë banorë (shiko grafikun: Popullsia e Shqipërisë 1990-2021 dhe projeksioni 2022-2100).

Ne vitin 1950 mosha mediane e popullsisë ishte 19.2 vjeç, ndërsa në 2022 arriti në 38.2 vjeç, sipas INSTAT. OKB parashikon që në vitin 2100, mosha mediane do të arrijë në 63.3 vjeç, që do të thotë që gjysma e popullsisë në vend do të jetë mbi 63 vjeç. (shiko grafikun: Mosha mediane, Shqipëria, 1950-2100).

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT në 1 janar 2022 popullsia banuese në Shqipëri ishte 2,793,592 banorë. Ndonëse ka kaluar afati në kalendarin e publikuar nga INSTAT, nuk është bërë ende publike popullsia në 1 janar 2023.

Të dhënat indirekte tregojnë se tkurrja mund të jetë e fortë për dy arsye. Së pari shtesa natyrore në vitin 2022 ishte vetëm 690 lindje më shumë se vdekje.

Së dyti, emigracioni është rritur ndjeshëm në 2022, teksa vetëm kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar ishin rreth 32 mijë, niveli më i lartë që nga viti 2015.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Dogana e Policia parandalojnë kontrabandë në Merdare, kapen 204 vape me kan@bis

Dogana e Policia parandalojnë kontrabandë në Merdare, kapen 204 vape me kan@bis

39 minuta më parë
Para fundit të mandatit, Ulutash takohet me shefin e ushtrisë së Serbisë në Beograd, KFOR-i jep detaje

Para fundit të mandatit, Ulutash takohet me shefin e ushtrisë së Serbisë në Beograd, KFOR-i jep detaje

43 minuta më parë
Gjilani thellon bashkëpunimin me TIKA-n, Hyseni takon koordinatorin Mehmet Taha Doğan

Gjilani thellon bashkëpunimin me TIKA-n, Hyseni takon koordinatorin Mehmet Taha Doğan

52 minuta më parë
Ish-prifti i Kishës së Anglisë shpallet fajtor për përdhunim dhe sulme ndaj grave

Ish-prifti i Kishës së Anglisë shpallet fajtor për përdhunim dhe sulme ndaj grave

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH