Aktivisti i njohur dhe ish veterani i luftës së UÇK-së, Frashër Oseku, kritikon raportimin selektiv dhe kërkon gazetari me standarde profesionale, përcjell Kosova Posr.
Frashër Oseku ka reaguar pas përfundimit të hetimeve ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, një pjesë e mediave e trajtoi rastin.
Sipas Osekut, në kohën kur u hapën hetimet, shumë media dhe portale publikuan akuza dhe e paraqitën Berishajn si fajtor përpara se të kishte një përfundim nga institucionet kompetente. Ai thotë se tani, kur hetimet kanë përfunduar, të njëjtat media po heshtin dhe nuk po e informojnë opinionin me të njëjtin intensitet.
Oseku vlerëson se kjo përbën shembull të raportimit selektiv dhe akuzon një pjesë të mediave se promovojnë narrativa kundër Kosovës. Ai shton se mënyra e raportimit vetëm sa rrit dyshimet për ndikime të jashtme në hapësirën mediatike.
Në fund, Oseku thekson se qytetarët meritojnë gazetari profesionale, të bazuar në fakte dhe standarde etike, e jo linçim mediatik apo heshtje selektive kur zhvillimet nuk përputhen me narrativat e mëparshme.

























