Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ripotencuar përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim rajonal.
“Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”, ka shkruar ajo në “Facebook”, pas takimit vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione.
Tutje ajo ka falënderuar presidentët Milatoviq, Pirc-Musar dhe Milanoviq për ardhjen e tyre në takimin e liderëv, teksa ka shtuar se kanë diskutuar rreth vizionit për të ardhmen e rajonit.