Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë të arritur sot me Kosovës e Serbisë, përcjell KosovaPost.
E para e shtetit tha se kjo marrëveshje është e një rëndësie vendimtare, ndërsa zbatimi është hapi kyç tutje.
“Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie vendimtare”, ka thënë ajo.
“Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces. Tani zbatimi është hapi kyç përpara!”.