Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

    Maqedonci: “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin dhe profesionalizmin e FSK-së

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

    “Bondsteel të jetë bazë e përhershme”, “shqetësuese mbrojtja që Vuçiq i bën Radoiçiqit”, Kurti deklarohet pas takimit me senatorët

    Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj

    Nëse s’ka marrëveshje, OVL-UÇK paralajmëron tubim për të hënën para Kuvendit

    OVL-UÇK i reagon Kosit: Nëse nuk fillon zbatimi i ligjit pas hyrjes në fuqi, rinisin protestat

    Kurti priti në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Belgjikës

    KPM miraton transmetimin eksperimental ‘Radio Policia e Kosovës’

    Konjufca në Pragë: Kosova dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

    Kurti takon komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş: Biseduam për anëtarësimin në NATO dhe sigurinë në rajon

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    “Sarajevo Saga” e Çapalikut, e përkthyer nga Konushevci, promovohet në Londër

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Osmani: Veprimet për shtirje të sovranitetit janë legjitime

31 Gusht 2024, 16:53
në Lajme
Gashi: Kurti e Osmani po veprojnë me koordinim
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se veprimet për shtirje të sovranitetit në Kosovë, janë veprime legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por që suksesi dhe qëndrueshmëria e tyre varen prej bashkëpunimit me aleatët.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, pasi është pyetur rreth reagimeve të Perëndimit pas mbylljes së pesë objekteve paralele në veri të Kosovës.

Sipas Qeverisë së Kosovës, këto institucione kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë dhe kanë cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e vendit.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të ndalë, siç ka thënë ai, “veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”.

Për aksionin në veri kanë reaguar edhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

“Situata në veri të Kosovës është shumë sfiduese, sepse përkundur Marrëveshjes së vitit 2013, e cila kërkon që të gjitha strukturat ilegale të shpërbëhen, ato janë forcuar nga [presidenti serb, Aleksandar] Vuçiq në këtë dekadë, dhe janë shndërruar në grupe mafioze, të cilat edhe sfidojnë sigurinë, edhe sovranitetin, por edhe vetë jetën e qytetarëve që jetojnë në veriun e veriut”, tha Osmani në Pragë, ku po merr pjesë në forumin e sigurisë Globsec.

Ajo ka bërë thirrje që të mos lejohet “asnjë forcë e errët, asnjë shtet që ka qëllime dashakëqija ndaj Kosovës dhe rajonit, të krijojë ndarje mes neve dhe aleatëve”.

“Kjo ndarje, në afatgjatë, Kosovës i kushton shumë. Kosova ka mundësi që të jetë e suksesshme në shtirje të sovranitetit, bashkë me aleatët. Kërkohet më shumë komunikim, më shumë konsultim, më shumë koordinim”, tha Osmani.

E pyetur nëse zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë shefin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) e kanë përmendur nëpër takimet e ditëve të fundit përkeqësimin e marrëdhënieve me Qeverinë e Kosovës, ajo ka thënë se SHBA-ja ka qenë e qartë në çdo nivel se raportet me popullin e Kosovës, me Kosovën si shtet, i ka shumë të fuqishme.

“Ne duhet të gjejmë mënyra për ta forcuar partneritetin, ne duhet të gjejmë mënyra që debati në Kosovë të mos jetë asnjëherë se ‘a jemi prishur me Amerikën apo jo?’, por të jetë sa jemi duke i forcuar ato marrëdhënie, sepse është vetëm në interes të Kosovës”, shtoi ajo.

Ajo ka thënë se do të takohet në kuadër të Globsec-ut me zyrtarë amerikanë për t’i diskutuar të gjitha sfidat aktuale.

Osmani nuk ka dashur të komentojë pse të shtunën, më 31 gusht, është vërejtur një prani e shtuar e forcave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR mbi urën kryesore mbi lumin Ibër.

Presidentja ka thënë se për këtë gjë duhet pyetur KFOR-i, por as ky institucion nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it.

Një pjesëtar i forcave italiane të KFOR-it në urën i Ibrit i ka thënë më herët për një korrespodente të REL-it se “nuk pritet ndonjë gjë e veçantë” dhe se pjesëtarët aty gjenden aty “për shkak të operacioneve rutinore”.

Osmani e ka përmendur çështjen e urës kur është pyetur se si mund të gjendet mesi i artë mes veprimeve të Qeverisë dhe kërkesave të Perëndimit.

“Mesi është mirëkuptimi i të gjithëve që ka tema të cilat assesi nuk duhet të bëhen pjesë e dialogut me Serbinë, sepse ato qoftë kanë përfunduar si të tilla, sepse janë arritur marrëveshje, plane të zbatimit, siç është çështja e urës, çështja e shpërbërjes së strukturave ilegale, ato janë mbyllur më vitin 2013, dhe ka tema të cilat as nuk është në interes të Kosovës, sepse do të ishte shkelje e sovranitetit dhe Kushtetutës, në qoftë se ato do të hapeshin për negociata me një shtet tjetër, në këtë rast me Serbinë. Në anën tjetër, ne duhet ta kemi të qartë që një prej fuqive më të mëdha të Kosovës, një prej përparësive më të mëdha të Kosovës ndër vite është që aleatët i ka pasur në anën e saj”, tha Osmani.

Perëndimi i ka shtuar së fundmi kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës, për ato që i konsideron veprime të njëanshme.

Në mesin e tyre përfshihet edhe përpjekja e Qeverisë së Kosovës në fillim të gushtit për hapje të urës kryesore mbi lumin Ibër,, e cila ndan Mitrovicën Jugore me shumicë shqiptare me Mitrovicën Veriore me shumicë serbe.

Ura është e hapur për qarkullim të këmbësorëve, por jo për automjete.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pati paralajmëruar ato ditë kundër hapjes së urës, duke thënë se një veprim i tillë rrezikon ushtarët amerikanë.

Edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili ka prezencë të përhershme mbi urë, pati thënë se nuk do të hezitojë të veprojë, nëse rrezikohet siguria në atë pjesë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

Maqedonci: “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin dhe profesionalizmin e FSK-së

42 minuta më parë
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

2 orë më parë
“Bondsteel të jetë bazë e përhershme”, “shqetësuese mbrojtja që Vuçiq i bën Radoiçiqit”, Kurti deklarohet pas takimit me senatorët

“Bondsteel të jetë bazë e përhershme”, “shqetësuese mbrojtja që Vuçiq i bën Radoiçiqit”, Kurti deklarohet pas takimit me senatorët

2 orë më parë
Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj

Deputeti kroat: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur – në Serbi ka çetnikizëm, të gjithë janë njësoj

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH