Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

    Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi

    Tahiri në Asamblenë e Këshillit të Evropës: Luftimi i propagandës ruse, është detyra dhe përgjegjësia jonë

    Tahiri: VV sonte rrënoi rendin kushtetues, dyert e Kuvendit të mbyllura

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

    Punime të planifikuara në rrjetin elektrik, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Pl@goset me aŕmë z@rri një person në Banjë të Istogut, policia jep detaje

    Turqia dënon sulmin në veri

    Turqia hedh poshtë pretendimet se Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës bie ndesh me Nenin 5 të NATO-s

    FSK forcon kuadrot e saj: Nëntoger Kushtrim Derguti diplomohet në Sandhurst

    Senati i SHBA-së konfirmon Eric Wendt si ambasadorin e ri në Shqipëri

    Tahiri: Në koordinim me grupet parlamentare kërkojmë seancë të jashtëzakonshme sonte

    MF-ja dhe KfW-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje 12.6 milionëshe për mbeturinat në tri qytete

    Murati: Atëherë nuk flitej për shkelje kushtetuese, sot po

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Parlamenti Evropian miraton rezolutë për Serbinë, kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet

08 Shkurt 2024, 13:41
në Lajme, Të Fundit
Share on FacebookShare on Twitter

Me një rezolutë urgjente që ka miratuar të enjten, Parlamenti Evropian (PE) ka dënuar parregullsitë që janë raportuar gjatë zgjedhjeve të fundit në Serbi, ka kërkuar hetim ndërkombëtar dhe ka bërë ftesë që të kushtëzohet vazhdimi i procesit të negociatave të anëtarësimit me respektimin e standardeve demokratike të BE-së.

Serbia ka mbajtur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe krahinore më 17 dhjetor 2023.
Rezoluta  ka marrë një mbështetje të fuqishme gjatë votimit. Në favor të rezolutës votuan 461 deputetë, nga 557 sa ishin të pranishëm, kundër ishin vetëm 53 ndërsa abstenuan 43.

Në tekstin e rezolutës, i cili ishte rezultat i bisedimeve të disa grupeve politike të PE-së, shprehet keqardhje për faktin se Serbia nuk ka siguruar zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve dhe normave ndërkombëtare, si dhe për shkak të refuzimit të autoriteteve të Serbisë që të pranojnë se kanë ndodhur parregullsi në zgjedhje. “Bëjmë thirrje për hetime të pavarura nga ekspertë dhe institucione të respektuara ndërkombëtarë për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale , me kujdes të posaçëm në zgjedhjet për Asamblenë e qytetit të Beogradit”, është thënë në rezolutë.

Deputeti i Parlamentit Evropian, Andreas Schieder, i cili ka qenë edhe anëtar i misionit vëzhgues evropian gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi, ka thënë se me këtë rezolutë i dërgohet mesazh i qartë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe partisë në pushtet, se duhet t’i respektojnë standardet demokratike ndërkombëtare dhe të marrin përgjegjësi për parregullsitë sistematike në procesin e zgjedhjeve.

Me këtë rezolutë, Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të shqyrtojë dërgimin e një misioni ekspertësh në Serbi, për të vlerësuar situatën dhe zhvillimet pas zgjedhjeve të fundit dhe të bëjë përpjekje për të lehtësuar një dialog shoqërorë, i cili do të çonte deri te kthimi i besimit në institucione.

Parlamenti Evropian dënon mungesën e pluralizmit politik gjatë procesit zgjedhor, favorizimin e partisë në pushtet nga ana e mediave gjatë fushatës, fushatat e shumta të dezinformimit, në të cilat, sipas tekstit, ishin përfshirë mediet pro- qeveritare në Serbi, por edhe media dhe organizata nga Rusia.

Ndër parregullsitë më të shpeshta në zgjedhjet në Serbi të zhvilluara më 17 dhjetor të vitit 2023, Parlamenti Evropian përmend votimin e shtetasve nga vendet tjera, posaçërisht nga Bosnja e Hercegovina në zgjedhjet lokale, sjelljen në mënyrë të organizuar të votuesve në vendvotime nga partia në pushtet, shlyerjen e votuesve nga regjistri në disa raste, joshjen e paligjshme të votuesve dhe forma tjera të shkeljeve të parimeve të zgjedhjeve të lira.

Në tekstin e rezolutës dënohet edhe përdorimi i tepruar i forcave policore në Serbi ndaj demonstruesve gjatë protestave kundër parregullsive në zgjedhje.

Po ashtu, deputetët e Parlamentit Evropian kanë dënuar edhe sulmet verbale nga përfaqësuesit e pushtetit në Serbi ndaj vëzhguesve nga BE-ja, si dhe pohimet se vende të BE-së ishin përfshirë në organizimin e protestave pas zgjedhjeve, pohime të cilat nuk janë dëshmuar në asnjë rast. “Parlamenti Evropian ka shprehur edhe keqardhje për atë që e ka quajtur ‘mungesë e kritikave të zëshme nga Komisioni Evropian’, posaçërisht nga komisionari për zgjerim, në një varg dyshimesh për mashtrime zgjedhore në Serbi dhe bën ftesë që Komisioni t’i adresojë pa vonesa këto çështje që sollën deri te dyshimet”, është thënë në rezolut.

Shumë deputetë të Parlamentit Evropian, duke komentuar rezolutën e miratuar, janë thënë se nga një shtet kandidat për anëtarësim në BE, siç është Serbia, duhet të respektojë vlerat e përbashkëta të demokracisë, e zgjedhjet e lira janë një prej standardeve themelore.

Rezolutat e Parlamentit Evropian nuk e kanë fuqinë obliguese për BE-në, por paraqesin një qëndrim politik të këtij institucioni të BE-së.

Raportet e organizatave monitoruese vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tregonin se kishte parregullsi zgjedhore në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. SNS-ja në pushtet dhe udhëheqja shtetërore i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Më 18 dhjetor, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) njoftoi se zgjedhjet u përcollën me parregullsi, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti i shtetit, Aleksandër Vuçiq, fushata negative dhe përhapje frike.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, më herët i ka mohuar akuzat për parregullsi në zgjedhje dhe i ka refuzuar thirrjet për hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë e supozuara në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi

5 orë më parë
Tahiri në Asamblenë e Këshillit të Evropës: Luftimi i propagandës ruse, është detyra dhe përgjegjësia jonë

Tahiri: VV sonte rrënoi rendin kushtetues, dyert e Kuvendit të mbyllura

6 orë më parë
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Punime të planifikuara në rrjetin elektrik, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

6 orë më parë
Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Pl@goset me aŕmë z@rri një person në Banjë të Istogut, policia jep detaje

7 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH