Në lagjen Kolonia të Fushë Kosovës është realizuar pastrimi dhe largimi i mbeturinave inerte dhe të vëllimshme.
Sipas Komunës së Fushë Kosovës, aksioni ka për qëllim përmirësimin e pastërtisë dhe të mjedisit në këtë zonë, ndërsa theksohet se puna për mirëmbajtjen e hapësirave publike do të vazhdojë.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë, duke e cilësuar atë si përgjegjësi të përbashkët.


























