Policia ka inicuar një rast të “Prezantimit të rremë” ditën e djeshme.
Siç bëhet e ditur, një qytetar nga Skenderaj ishte prezantuar rrejshëm si person zyrtar.
Kjo kishte ndodhur teksa të njëjtit po i shqiptohej një gjobë në trafik për shkak të thyerjes së rregullave të komunikacionit.
Pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Njësia policore, gjatë kontrollit ka ndaluar veturën që e drejtonte i dyshuari kosovar dhe gjatë shqiptimit të një gjobe trafiku, i dyshuari ka deklaruar se është person zyrtar. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dhe verifikimit se i dyshuari nuk është person zyrtar i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.