Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka nisur takimet e tij me partnerët ndërkombëtarë, duke u takuar me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, përcjell KosovaPost.
“Duke nisur takimet e tij me partnerët ndërkombëtarë, Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel u takua me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Anu Prattipati”.
“Pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë. Ne jemi këtu për ta mbështetur Kosovën”, tha Schuebel pas takimit.


























