Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Edi Rama prite popullin se po vjen”, “Rama jep dorëheqjen”, Rama në Burg, Berisha në Burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit u nisën në marshim drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku vijuan me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale.
“Në datën 11 është paralajmëruar një protestë shumë e madhe nga aktivisti Arben Kola./euronews


























