Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë publikoi fotografinë nga takimi i paraditës së sotme i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, në kuadër të konsultimeve me partitë politike për formimin e institucioneve të reja të vendit, transmeton KosovaPost.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit tha se përgjegjësia për qeverisjen i takon atyre që udhëheqin, ndërsa për zgjedhjen e presidentit përgjegjësinë e kanë të gjitha partitë.


























