Kur vërtetë je zëri qytetarë aty ku të delegojnë votat e atyre për t’i përfaqësuar interesat qytetare për së mbari, atëherë nuk do mend se do të fitosh mandatin e deputetit përsëri, shkruan Kosova Post.
Njeriu që përfaqësoi me dinjitet interesat qytetare, ai që ngriti zërin kundrejt dukurive negative në vend, diskriminimit në shoqëri, ai i cili ngriti edhe çështjen e bartjes së shamisë në shkolla, për cilësinë në arsim, ishte deputeti në legjislaturën e kaluar Eman Rrahmani.
Nuk ishte e lehtë të jesh në garë në një listë megalomane të përfaqësuar nga njerëz e kuadro profesionale të profileve të ndryshme, por sfida ishte e përballueshme, madje fare e lehtë për Eman Rrahmanin I cili mori besimin qytetarë edhe për një mandat të dytë të përfaqësimit qytetarë në Kuvendin e Kosovës.
Pra, burimet e Kosova Post-it, konfirmojnë se Eman Rrahmani ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë deputet nga Lëvizja Vetëvendosje edhe për një mandat katërvjeçar.
Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje si fituese e denjë në zgjedhjet e 14 shkurtit sipas të gjitha rezultateve do të jetë e përfaqësuar me më se paku 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës./ KosovaPost/