Një rast i “Kanosjes” është inicuar ditën e djeshme në Malishevë.
Viktima ka raportuar në polici se përderisa po punonte në oborrin e tij është kanosur nga një person, fqinji i tij.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte duke punuar në oborrin e tij është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar (fqinji i tij). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.