Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm për çështje politike dhe politikë të sigurisë të NATO-s, Boris Ruge, pas vizitës që i ka bërë Kosovës, sot ka vizituar Serbinë.
Ai në platformën ‘X’ ka shkruar se ka takuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet e NATO-s me Serbinë, të cilat shpreson t’i shoh të thelluara.
“Ne diskutuam gjithashtu çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO shikon nga Serbia për të ndihmuar në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit 2023”, ka shkruar ai në X’.