E udhëhequr nga Presidenti Joseph Biden, SHBA-ja, do të ushtrojë presion mbi Serbinë në mënyrë që të ndryshojë pozicionin e saj mbi çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet me Rusinë, ka thënë ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviq, transmeton Kosova Post.
“Sa i përket administratës së Biden, ne presim vetëm presion shtesë mbi Serbinë me qëllim që vendi ynë të ndryshojë pozicionin e tij në lidhje me Kosovën dhe në çështjen e lidhjeve tona me Rusinë dhe Kinën – tha Selakoviq në një intervistë për RIA Novosti.
Duke folur për çështjen e Kosovës, ministri Selakoviq, tha se Beogradi nuk e sheh që Prishtina është e gatshme për bashkëpunim ekonomik në përputhje me Marrëveshjen e arritur më parë në Uashington gjatë administratës së Donald Trump.
“Në Uashington, Prishtina mori përsipër detyrimin për të marrë pjesë në atë nismë, por tri ditë më parë Presidentja dhe kryeministri i Kosovës, kanë deklaruar se nuk mendojnë për këtë dhe nuk kanë ndërmend të respektojnë detyrimin. Konkretisht, për momentin, ne nuk shohim ndonjë sjellje nga ana e tyre në përputhje me Marrëveshjen”, tha Selakoviq, i cili është në vizitë në Rusi.
Tutje la shtuar Selakoviq se aspekt i rëndësishëm i marrëdhënieve tona politike është mbështetja që Serbia mori nga Rusia për çështjen e Kosovës.
“Përfitoj këtë rast që ta falënderoj Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për mbështetjen e tij në skenën ndërkombëtare, në KB dhe organizata dhe agjenci të tjera ndërkombëtare”, tha Selakoviq.
Selakoviq shtoi se Beogradi pret që BE-ja, të bëjë presion mbi Prishtinën për të përmbushur detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së arritur në 2013, sepse Prishtina nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.
Ai kujtoji se ato marrëveshje parashikojnë që Beogradi të përmbushë tre detyrime dhe Prishtina vetëm një.
“Beogradi ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj dhe Prishtina ka vetëm një detyrim , atë të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe. Ne shohim që zyrtarëve në Prishtinë as që iu shkon në mendje të zbatojnë atë që ishtin rënë dakord në Bruksel”, theksoi Selakoviq.
Ministri serb gjithashtu tha se Beogradi ishte gati për një dialog me Prishtinën, por kjo nuk do të thotë se edhe do ta njohin Kosovën e pavarur./KosovaPost/