Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, tashmë ka mbërritur edhe në Kosovë, pas vizitës në Bosnje dhe Serbi.
Tëvë1 mëson se Burns do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi është paraparë që të nis në orën 15:00.
Ndërkohë, që burimet e televizionit kanë bërë të ditur se Burns paraprakisht vizitën e ka filluar në AKI.