Shefi i opozitës në Serbi, Nikola Sanduloviç, e ka postuar një status në Facebook i cili thotë mes tjerash se senatorët amerikanë janë më së shumti kundër formimit të Asociacionit, shkruan Kosova Post.
Ai e ka postuar edhe një video ku senatori amerikan Bob Memendez, shprehet kundër themelimit të Asociaocionit, duke i kërkuar Escobarit garanci që kjo e fundit të mos i dërgojë shqiptarët e serbët drejt konfliktit.
Ai i bëri pyetje të drejtpërdrejta emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar: “A mund të garantoni se formimi i Asociacionit në Kosovë nuk do të jetë një burim i ri konflikti mes serbëve dhe shqiptarëve dhe kjo mund të krijohet Republika Srpska e kopjuar e ardhshme në Kosovë!./KosovaPost/