Një person është shoqëruar në polici pas dyshimeve se kishte kontrabanduar migrantë përmes pikës kufitare në Han të Elezit.
Rasti ka ndodhur më 19 gusht, rreth orës 11:30. Sipas policisë, nga rimorkio e kamionit të drejtuar nga i dyshuari kanë dalë katër persona të panjohur. Njëri prej tyre është ndaluar nga zyrtarët policorë, ndërsa tre të tjerë kanë arritur të largohen.
“Viktima mashkull shtetas i huaj dyshohet se ishte kontrabanduar nga i dyshuari”, thuhet në raportin policor, teksa bëhet e ditur se njësia përkatëse policore po merret me rastin.


























