Të dielën zoti Zelenskyy mbërriti në Holandë, dy ditë pasi Kievi njoftoi se Shtetet e Bashkuara kishin dhënë miratimin që autoritetet holandeze dhe daneze t’i dorëzonin avionë luftarakë F-16 forca ajrore të Ukrainës.
Në një bazë ajrore ushtarake në qytetin jugor të Eindhoven-it, Kryeministri holandez Mark Rutte i tha zotit Zelenskyy se Holanda dhe Danimarka po angazhohen t’i dorëzojnë Kievit avionët luftarakë.
Por ai shtoi se kjo do të ndodhë pasi të plotësoheshin disa kushte, të cilat ai nuk i bëri publike.
Miratimi që Shtetet e Bashkuara dhanë të premten për Holandën dhe Danimarkën për t’i dorëzuar avionë të prodhimit amerikan F-16 Ukrainës, është parë si një nxitje e madhe për Kievin, edhe pse avionët mendohet se nuk do të kenë një ndikim të menjëhershëm në luftën pothuajse 18-mujore.
Ndërkohë në Rusi të dielën, Ministria e Mbrojtjes tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin parandaluar një sulm nga dy dronë, në rajonin e Belgorodit, që ndodhet në kufi me Ukrainën.


























