Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit pas një incidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në Vushtrri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur veprimet hetimore dhe është në kërkim të personit të dyshuar.
Po ashtu, në kuadër të hetimeve fillestare, katër persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi dyshohen për përfshirje në ngjarje.
“Sot, rreth orës 15:00, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person është plagosur nga arma e zjarrit. Personi i lënduar mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor. Policia po ndërmerr veprime te nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar. Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të dyshuar për pjesëmarrje ne ngjarje. Rrjedha hetimore po zhvillohet në koordinim me Prokurorin kompetent”, ka deklaruar Zahiti.


























