Terras: Stabiliteti dhe dialogu, kyç për rrugën evropiane të Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka zhvilluar një takim me Peter Due, shef i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi në X, Terras tha se pas një ngërçi të zgjatur politik, Kuvendi ka zgjedhur udhëheqjen e tij.

“Sfida tjetër e madhe është zgjedhja e presidentit”, ka shkruar Terras.

Ai theksoi se stabiliteti i Kosovës dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë thelbësore për rrugën evropiane të vendit.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish